Mbroj mjedisin duke ricikluar mbeturinat elektronike!
Nesër, më 24 janar, shënohet Dita Ndërkombëtare e Riciklimit të Pajisjeve Elektronike. Arsyeja për kremtimin e kësaj fushate është që të rrisim ndërgjegjësimin për efektet anësore te mbetjeve elektronike si dhe grumbullimin e tyre.
Për këte arsye nga 24.01.2023 deri më datë 28.02.2023, Shkolla Digjitale do të bëj grumbullimin e mbeturinave teknologjike. Prandaj nëse keni pajisje elektronike, qoftë edhe bateri të thjeshta, mund t’i sillni në Shkollën Digjitale ku pastaj do të dërgohen për riciklim.
Pajisjet elektronike të cilat më pas shndërrohen në mbetje janë mjaft të dëmshme për arsye se lirohen materiale të dëmshme. Me avancimin e vazhdueshëm të teknologjisë, konsumatorët zëvendësojnë telefonat celularë rregullisht, por kjo prirje ka edhe anën e vet negative, pasi që telefonat e vjetër përfundojnë në fushat e plehrave.
Ruajtja e burimeve natyrore është një nga përfitimet e procesit të riciklimit të mbetjeve elektronike. Riciklimi i mbetjeve elektronike ndihmon në rikuperimin e materialeve të vlefshme nga produkte elektronike të vjetruara ose jo më në përdorim, ku si rezultat ruhen burimet natyrore.
Gjithashtu riciklimi i mbetjeve elektronike ndihmon për të mbajtur një sërë materialesh të rrezikshme jashtë mjedisit. Pajisjet elektronike përmbajnë materiale të çmueshme dhe të rralla. Sasitë e 14 mineraleve që përdoren në pajisjet moderne elektronike janë në nivel kritik, kurse pritet që kërkesa për këto materiale të trefishohet deri në vitin 2030.
E-mbeturinat mund të jenë çdo gjë që nuk nevojitet më dhe futet në prizë elektrike ose funksionon me bateri, duke përfshirë televizorët e vjetër, frigoriferët, pajisjet ndriçuese dhe madje aparatet e dëgjimit.
Një celular tipik ka 0,034 gram ari në të. Kjo do të thotë se në çdo telefon ka rreth 540 denarë ari që nuk e hedhim.
Vetëm rreth 15% e telefonave celularë në SHBA, që është prodhuesi më i madh në botë i e-mbeturinave, riciklohen. Çdo vit, rreth 150 milionë telefona hidhen poshtë, kështu që numri i telefonave të ricikluar është për të ardhur keq. Ari, argjendi dhe metale të tjera të çmuara me vlerë rreth 60 milionë dollarë gjenden në telefonat celularë që hidhen.
Cfarë është ricklimi?
Riciklimi i mbetjeve elektronike është një proces i rrallë i nxjerrjes së materialeve të vlefshme nga pajisjet elektronike. Ky proces i referohet riciklimit të pajisjeve elektrike të hedhura me priza, kabllot dhe komponentë elektronikë. Por si bëhet riciklimi i mbetjeve elektronike? Një nga hapat e parë është renditja dhe kategorizimi i llojeve dhe modeleve. Të gjitha pajisjet dhe pjesët elektronike ekzaminohen për t’u nxjerrë dhe ripërdorur nëse janë ende funksionale, ose ndahen në pjesë të veçanta për t’u shitur. Ky proces është i rëndësishëm sepse përmes kategorizimit, kompanitë e riciklimit janë në gjendje të heqin materialet e rrëzikshme që mund të ndotin mjedisin. Nëse ekziston një infrastrukturë e mirë, atëherë ky proces thjeshtohet pasi që ndarja e materialeve bëhet përmes makinerive magnetike derisa pothuajse çdo material i mbetur të jetë jomagnetik, për ta bërë më të lehtë për kompaninë ripërdorimin e pjesëve.