22 Shtator, 2022

Dita e hapur “Kodo ardhmërinë”

Shkolla Digjitale së bashku me departamentin për arsim pranë Komunës së Çairit, kanë organizuar ditë të hapur të titulluar “Kodo ardhmërinë”.

Pjesëmarrës ishin mbi 200 nxënës nga shkollat fillore të Komunës së Çairit, ku qëllimi i ngjarjes ishte që ata të njoftohen dhe të mësojnë konceptet themelore rreth programimit dhe teknologjive të ndryshme.

Ky projekt ka për qëllim promovimin e digjitalizimit dhe aftësive të digjitalizimit, të cilët janë të patjetërsueshme për çdo individ në këtë kohë. Faleminderojmë Komunën e Çairit për bashkëpunimin në këtë projekt, i cili do të vazhdoj edhe në vitet tjera akademike!