Mirësevini në

Digital School

E vetmja shkollë në vend e përkushtuar plotësisht
për edukimin e fëmijëve dhe të rinjëve në programim.

Vizioni i Digital School

është t’i sigurojë çdo fëmije qasje në mësimin cilësor të njohurive themelore të shkencave dixhitale dhe teknologjive bashkëkohore dhe aftësive programuese, me instruktorë me ekspertizë në industri, akademi dhe programe ndërkombëtare.

Misioni i Digital School

është të jep njohuri fundamentale dhe aftësi për shkenca dhe teknologji digjitale që në moshë të re. Të përgatisë fëmijët për shoqërinë e re të informacionit që do të trashëgojnë.

Digital School është institucion arsimor privat i specializuar dhe i përkushtuar për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve në teknologjinë e informacionit.
Shkolla është ndërkombëtare dhe u hap në Maqedoni në janar 2019, si rezultat i nevojës së madhe të brezit të ri për mësim më të thellë dhe njohuri në këtë fushë.

Digital School ofron kurse programimi për fëmijë nga 8 deri në 14 vjeç, dhe të rinj nga 15 deri në 18 vjeç, të cilat zgjasin nga 1 vit akademik për nivelet bazike dhe deri në 3 vite akademike për nivelet më të avancuara, ku nxënësit mësohen të krijojnë lojra kompjuterike, aplikacione mobile dhe webfaqe.

Planprogrami i Shkollës Digjitale është përpiluar në bazë të planprogrameve të përpiluara nga organizatat ndërkombëtare si CODE dhe Massachusetts Institute of Technology – MIT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky planprogram ju dedikohet fëmijëve dhe të rinjëve për mësim në shkencat kompjuterike dhe teknologjive, dhe i plotëson të gjitha standardet e nevojshme didaktike dhe pedagogjike.

Pra, qëllimi kryesor i kësaj shkolle është zhvillimi i gjeneratave të reja në fushën e teknologjisë informative, per t’u avancuar deri në atë pikë që të ndjehen të pavarur në zhvillimin e programeve teknologjike.

Kjo përvojë dhe dije do t’iu shërbëj atyre pa marrë parasysh profesionin të cilin do ta zgjedhin në të ardhmen.

— Regjistrohu në kurs

Përgatitu për ardhmërinë tënde!

Regjistrohu tani

— Apliko për instruktor

Bëhu pjesë e ekipit të Shkollës Digjitale!

Apliko tani

– Buletini informativ

Regjistrohu në buletinin tonë informativ për t’u njoftuar me lajmet, ofertat dhe përditësimet më të fundit në e-mailin tuaj.