Pse fëmijët duhet të marrin pjesë në Shkollën Verore?
Shkolla Digjitale gjatë muajve qershor dhe korrik, organizon Shkollën Verore me plan program të dedikuar për fëmijët e grup moshave 8-18 vjeç. Qëllimi i Shkollës Verore është aftësimi i fëmijëve dhe të rinjëve në fushat më aktuale dhe atraktive në botën e teknologjisë informative.
Gjatë programit dy javor, fëmijët do të mësojnë:
- Arkitekturën Kompjuterike / Computer Architecture
- Rrjetat / Networks
- Sigurinë Kibernetike dhe Hacking / Cyber Security & Hacking
- Editimin e Videove, Audios dhe Imazheve / Video, Audio & Image Editing
- Dizajnimin e Aplikacioneve / Designing Apps
- Ndërmarrësinë / Entrepreneurship
- Përparësitë kryesore të ndjekjes së Shkollës Verore janë:
Mundësia për të ndjekur Shkollën Verore online
Përveç programit fizik, Shkolla Digjitale ofron plan programin e dedikuar për nxënësit e grup moshave 11-18 vjeç për këto kurse: Lojëra 3D, Produksion Muzikor, Krijimi i Aplikacione pa Koduar, Dizajni i Uebit UI/UX, Inteligjenca Artificiale dhe Transmetimi Live.Përparësia e Shkollës Verore online, është mundësia për ta ndjekur atë kudo që fëmijët ndodhen, mjafton vetëm të kenë qasje në internet që të ndjekin kurset nga shtëpia dhe të fitojnë aftësi në drejtime të ndryshme duke kaluar kohë argëtuese me komunitetin tonë online.
Mësimi rreth temave atraktive
Vera njihet si periudha kur fëmijët preferojnë të pushojnë nga aktivitetet shkollore, mirëpo Shkolla Verore është një mundësi ideale ku ata do të mësojnë duke u argëtuar dhe duke kaluar një verë fantastike me programin tonë i cili zakonisht nuk ofrohet gjatë vitit akademik. Kështu nxënësit do të fitojnë aftësi dhe informacione të reja rreth temave me interes drejtuar teknologjive me të reja.
Rritja e vetëbesimit
Përfundimi i një kursi të Shkollës Verore mund të jetë një qasje e shkëlqyer për të demonstruar se sa janë fëmijët të aftë për të bërë punë ekipore dhe individuale, duke testuar këtu dhe vetëbesimin e tyre me një grup nxënësish të rinj, dhe duke përjetuar një eksperiencë afatshkurtër por të paharrueshme.
Kuptimi i mësimit të pavarur
Gjatë Shkollës Verore, fëmijët fokusohen në zhvillimi e aftësive të reja duke inkurajuar kuriozitetin, kreativitetin dhe mbështetjen në talentin e tyre, për të përfunduar projektet e tyre personale të cilat do të prezantohen në fund të kursit dy javor.
Socializim dhe njohje me shoqëri të re
Shkolla Verore është një mundësi e mirë për të krijuar shoqëri të re, me të cilët fëmijët kanë interesa të përbashkëta, duke ju ofruar mundësinë të argëtohen dhe mësojnë në të njëjtën kohë. Është vënë re që edhe nxënësit të cilët hezitojnë për të krijuar shoqëri, kanë mundësinë të përshtaten për shkak të atmosferës së këndshme, dhe interesave të përbashkëta duke krijuar diversitet në shoqërinë e re, përmes lojërave të ndryshme në “Game Room” dhe aktiviteteve të organizuara jashtë objektit të shkollës.
Mjedis mësimor që është intensiv dhe ndërveprues
Shkolla Verore ofron një plan program të bujshëm dhe orë mësimi më të shkurtra, të cilat shoqërohen me lojëra logjike dhe të cilat ndihmojnë në zhvillimin e aftësive për zgjidhjen logjike të problemeve. Këtu përfshihen edhe board games, të cilat do të jenë pjesë e argëtimit dhe e sfidave në grup.
Motivim për jetë
Nxënësit do të kenë rastin të njihen nga afër dhe të bashkëbisedojnë me persona të suksesshëm në fushën e Teknologjisë Informative (guest speakers), të cilët do të mbajnë ligjeratë motivuese me qëllim që fëmijët të dëgjojnë rrugëtimin e tyre drejt suksesit në jetë dhe profesion.
Përgatitje për karrierë
Regjistrimi në Shkollën Verore ndihmon fëmijët tuaj të fillojnë bazat e karrierës se tyre në fushën e Teknologjisë Informative. Si çdo aktivitet tjetër jashtëshkollor, Shkolla Verore ndihmon ata edhe në jetën e përditshme, pavarësisht drejtimit që ata zgjedhin në karrierë, njohja e fushës së teknologjisë sa vjen e bëhet e domosdoshme për të gjitha drejtimet.
Shkrim nga: Vlora Gjurka