5 Prill, 2022

Inspironi vajzat në udhëtimin e tyre në botën e teknologjisë

Vajzat në udhëheqje: Arritja e një të ardhmeje të barabartë në një botë me COVID-19

Deklaratë për Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Mars 2021, ditë kjo e cila manifestohet me të gjitha arritjet e femrave në të gjitha fushat. Tani është koha që të shfrytëzojmë plotësisht fuqinë e udhëheqjes së grave dhe vajzave për të realizuar një të ardhme më të barabartë, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.

“Vajzat në botën e kodimit”

Kjo është moto e thirrjes së Shkollës Digjitale, në shenjë të përkrahjes jo vetëm sot, por çdo ditë, ndaj të gjitha vajzave të cilat kanë vullnetin dhe dëshirën të avancohen në fushën e kodimit dhe teknologjisë informative.

Pjesëmarrja e gjinisë femrore në sektorë të ndryshëm të punës, ka pasur rritje të vazhdueshme duke rezultuar me gjithëpërfshierje dhe barazi gjinore në secilën fushë. Vlen të ceket se në fushën e teknologjisë informative, vajzat kanë një impakt shumë të madh, si rezultat i interesimit sidomos në fushën e programimit.

Shkolla Digjitale, qysh nga viti 2015, viti i themelimit të saj, ka përkrahur prezencën e vajzave në çdo nivel të kompanisë duke filluar nga: menaxhmenti, instruktoret e mësimit, administrata si dhe burimet njerëzore. Pa dyshim, këtë përbërje e plotësojnë fuqishëm edhe nxënëset tona të cilat vijojnë kursin e programimit tash e sa vite me radhë.

Rritja e numrit të vajzave që kodojnë

Sot, ne jemi krenarë kur shohim se të rinjtë shprehin interesim më shumë për teknologjinë, e në veçanti për kodimin. Investimi në mësimin e kodimit është një investim afatgjatë, programimi konsiderohet të jetë profesioni i së ardhmës.

Rreth 30% e nxënësve në Shkollën Digjitale janë vajza

Me rritjen e vetëdijësimit, është rritur edhe numri i nxënësve në Shkollën Digjitale, e veçanërisht i vajzave, ku pjesëmarrja e tyre në shumicën e grupve është rritur rreth 30%.

Vajzat tona, kanë krijuar programe kreative dhe funksionale, të cilat lehtësojnë punën, sidomos projektet reale për klientë. Ne ftojmë të gjitha vajzat e grupmoshave 8-18 vjeç, që së bashku me ne, të mësojnë kodimin sepse e ardhmja jonë është në duart e juaja.