28 Gusht, 2022

Kursi online i programimit, i ndjekur nga shumë nxënës

Mundësia për të ndjekur kursin online apo fizikisht

Një përparësi e madhe e Shkollës Digjitale është natyra e veprimtarisë, ku duke pasur parasysh mundësinë për qasje në kurs të programimit nga kudo që ndodhen nxënësit, të mësuarit online vazhdon të jetë njëra nga metodat për mësimdhënie.

Shumë nxënës nga vendet fqinjë dhe jo vetëm, janë pjesë e kursit të programimit falë mësimit online. Pjesë e këtij komuniteti të madh online janë edhe nxënës të cilët jetojnë në zonat rurale dhe vendet përreth qyteteve të mëdha, duke pasur mundësi të kyçen online kudo që ndodhen.

Me kalimim e kohës, është vërejtur se fëmijët kanë zhvilluar vetë – disciplinën e tyre, duke menaxhuar më mirë kohën dhe detyrat e tyre. Po ashtu, ata kanë mundësi më të mira për t’u përqendruar, kështu duke zgjedhur kudo një vend që ju ndihmon të mësojnë.

Nxënësit mund ta rregullojnë ambientin e tyre të të mësuarit duke qenë vetëm në ambient të mësimit ku nuk ka nevojë të shqetësohen për bashkëveprimin me nxënësit tjerë. Me përfundimin e niveleve të kursit të programimit, nxënësit certifikohen për nivele të caktuara njësoj sikur ndjekin kursin fizikisht.

Funksionimi i Shkollës Digjitale online

Mësimi i programimit ka benefite të shumta tek fëmijët sepse i mëson ata të mendojnë në mënyrë logjike, të mësojnë zgjidhjen e problemeve, të krijojnë shprehinë e punës, të shprehin kreativitetin si dhe të socializohen me komunitetin e programerëve nga e gjithë bota.

Regjistrohuni tani dhe filloni rrugëtimin e karrierës tuaj!