☀️ Shkolla Verore 2024 🔥

Edhe këtë vit, ne po organizojmë programin veror dy javor për grupmoshat 8-18 vjeç. Ky program do të përfshij fushat më atraktive dhe aktuale në sferën e teknologjisë dhe programimit

Computer Architecture & Operating Systems

Fëmijët do të eksplorojnë komponentët fizikë të kompjuterëve dhe do të kenë mundësinë të ndërtojnë një kompjuter nga fillimi. Ata gjithashtu do të mësojnë procesin e instalimit të sistemeve operative për të bërë kompjuterin funksional.

Siguria kibernetike

Fëmijët do të mësojnë rreth sigurisë kibernetike dhe rëndësisë së saj. Kur eksplorojnë botën e internetit dhe përdorin pajisjet e lidhura në rrjet, ata do të njihen me rreziqet potenciale dhe strategjitë për të mbrojtur veten nga këto rreziqe. Në këtë mënyrë, ata do të jenë të gatshëm për të naviguar në mënyrë të sigurt në mjedisin digjital dhe për të bërë zgjedhje të informuara rreth shfrytëzimit të teknologjisë.

Building Smart Homes

Ndërtimi i shtëpive inteligjente është një trend i rritur në teknologjinë moderne. Këto shtëpi përdorin inteligjencën artificiale për të përmirësuar efikasitetin, sigurinë dhe komoditetin e banimit. Në Shkollën Verore, do të shpjegojmë dhe praktikojmë si teknologjitë e inteligjencës artificiale ndikojnë në projektimin dhe funksionimin e shtëpive të tilla, duke adresuar aspekte si automatizimi i dritave dhe shembuj të tjerë.

Online Streaming

Transmetimet e drejtëpërdrejta kanë ndikuar në industri të shumta duke u ofruar kreatorëve mundësi të mëdha për zgjerim të audiencës. Fëmijët do të përdorin OBS studio për transmetim live në Twitch dhe YouTube dhe do të njihen nga afër me profesionistë të kësaj fushe.

2D/3D Game Development

Zhvillimi i lojërave në 2D dhe 3D është një tjetër fushë e rëndesishme në botën e teknologjisë së informacionit. Në shkollën verore, do të hulumtojmë proceset dhe teknologjitë e përdorura për të krijuar lojëra argëtuese. Fëmijët do të krijojnë lojëra në 2D dhe 3D duke përdorur teknika të ndryshme që ndihmojnë në zhvillimin e kreativitetit përmes kodimit me blloqe.

Ndërmarrësi

Ndërmarrësia konsiderohet një nga temat më të rëndësishme për fëmijët dhe të ardhmen e tyre në karrierë. Shumë nxënës, pas përfundimit të Shkollës Digjitale, kanë hapur kompanitë e tyre. Prandaj, në Shkollën Verore, fëmijët do të mësojnë rreth informatave kryesore lidhur me biznesin në moshë të re, duke përfshirë udhëheqjen dhe menaxhimin e tyre. Kjo do t'i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë dhe vullnetin për të shprehur kreativitetin e tyre dhe për të krijuar inovacione të reja në botën e biznesit.

Vizita në kompani

Me qëllim që fëmijët të shohin nga afër se si funksionojnë kompanitë e teknologjisë, ata do të vizitojnë kompani të suksesshme në vend. Ata do të kenë mundësinë të shohin se si funksionojnë ekipet dhe si zhvillohet një ditë pune në kompani.

Regjistrohu në Shkollën Verore

Regjistrohu në Shkollën Verore 2024 duke plotësuar formën për regjistrim me informacionet tuaja.