Shkolla Verore

Edhe këtë vit, ne po organizojmë programin veror dy javor për grupmoshat 8-18 vjeç. Ky program do të përfshij fushat më atraktive dhe aktuale në sferën e teknologjisë dhe programimit

Inteligjenca artificiale

Fëmijët do të mësojnë se si të shfrytëzojnë mjetet tashmë në treg rreth inteligjencës artificiale, logjikën prapa saj, ChatGPT dhe 'smart tools' të ndryshme.

Siguria kibernetike

Teksa teknologjia luan një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të fëmijëve tanë, ata do të mësojnë rreth sigurisë kibernetike dhe rëndësisë së saj.

Zhvillimi i 3D lojërave

Fëmijët do të krijojnë lojëra në 3D duke përdorur teknika të ndryshme që ndihmojnë në zhvillimin e kreativitetit përmes kodimit me blloqe.

Sipërmarrësi

Sipërmarrësia konsiderohet tematikë e rëndësishme për fëmijët, sepse me fitimin e aftësive kompjuterike, shumë nxënës të Shkollës Digjitale kanë hapur kompaninë e tyre. Në Shkollën Verore, fëmijët do të mësojnë rreth informatave më kryesore lidhur me biznesin në moshe të re, lidershipin dhe menaxhmentin.

E-Sports

Secili prej pjesëmarrësëve do të ketë mundësi të luajë dhe të fitojë XP (Experience Point) që më vonë mund t'i kthejnë në shpërblime të ndryshme.

Vizita në kompani

Me qëllim që fëmijët të shohin nga afër se si funksionojnë kompanitë e teknologjisë, ata do të vizitojnë kompani të suksesshme në vend. Ata do të kenë mundësinë të shohin se si funksionojnë ekipet dhe si zhvillohet një ditë pune në kompani.

Mysafirë folës

Në Shkollën Digjitale, do të vijnë për vizitë persona të suksesshëm në sektorin e teknologjisë informative të cilët do të mbajnë ligjërata motivuese për fëmijët, me qëllim që të ndajnë me ta përvojat e tyre në rrugën drejt suksesit në jetë dhe karrierë.

Regjistrohu në Shkollën Verore

Regjistrohu në Shkollën Verore 2023 duke plotësuar formën për regjistrim me informacionet tuaja.