Qëndrim ditor në Digital School

Regjistroni fëmijët tuaj në qëndrim ditor pas orarit shkollor, në mënyrë që fëmijët të aftësohen në lëndët që kanë vështirësi. Ekipi ynë përbëhet nga profesorë të informatikës, mësues dhe administratë profesionale, të cilët do t’i plotësojnë të gjitha nevojat e prindërve dhe fëmijëve gjatë qëndrimit ditor.

Çka përfshihet?

Detyra të shtëpisë

Fëmijët pas orarit shkollor, bashkë me ndihmën e mësuesve tanë, do t'i bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë dhe do të përsërisin materialin e mësuar në shkollë.

Kurse

Përfshihet një kurs i informatikës nga planprogramet e Shkollës Digjitale, në bazë të moshës së fëmijëve.

Program interaktiv

Programi dhe aktivitetet në të cilën do të përfshihen nxënësit janë interaktive, argëtuese dhe kulturore.

Kreativitet

Të gjithë nxënësit do të jenë të lirë të shprehin kreativitetin e tyre në çfarëdo aspekt.

Kinema

Fëmijët herë pas here do të bashkohen të shikojnë kinema me filma edukativ, dokumentare, apo diçka nga zgjedhja e tyre!

Apliko

Duke plotësuar dhe dërguar të dhënat tuaja, ju pranoni politikën e privatësisë të Shkollës Digjitale. Ne do t’i shqyrtojmë detajet tuaja dhe do të ju kontaktojmë.