*|MC:SUBJECT|*

Viti 2021/22

Urime festat e fundvitit!

"Të nderuar prindër,

Digital School (DS) është më shumë se sa një institucion, është një komunitet i larmishëm i cili i jep përparësi mësimit interaktiv por edhe udhëheqjes ndryshe me qëllim që të krijojmë një ambient për të punuar së bashku dhe për t’u përgatitur për të zgjidhur problemet e kohës sonë në mënyrë më efikase dhe optimale nëpërmjet teknologjive moderne.

Laramania e DS na jep potencialin për të bërë gjëra të mëdha siç kemi filluar me kursistët tonë por edhe me stafin akademik të shkollës. Detyrimi ynë kolektiv si institucion është të jemi vigjilent sa mundemi dhe të ndërmarrim veprime moderne dhe bashkëpunuese për t'u mundësuar kursistëve tanë të jenë sa më të aftë për botën digjitale, pavarësisht çka do të studiojnë. Puna dhe fokusi ynë është që t’i bëjmë ata sa më ndikues në komunitet, kompani, korporata dhe vendet tjera kudo që të jenë ata nësër si qytetar modern Europian.

Ne besojmë thellë se kjo është mënyra më e mirë dhe investimi më i duhur që bëjmë për gjeneratat e reja, me qëllim që bota jonë të bëhet më e qëndrueshme. Ky është fokusi jonë primar për të justifikuar ekzistencën e institucionit tonë. Të vetëdijshëm që është sfiduese për t'u arritur, por falë vizionit dhe punës tonë besojmë se do të triumfojmë për të krijuar komunitet të përgatitur për t’u ballafaquar me sfidat e botës digjitale dhe për t’i kthyer ato në mundësi të reja suksesi.

Të qenurit në hap me botën moderne është një sfidë globale për shkak të dinamikës dhe ndryshimeve drastike qe implikojnë edhe përditshmërinë tonë, kjo është gjithashtu sfidë edhe e jona si DS.

Më poshtë keni dy tekste (Figura 1 dhe Figura 2) që janë të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale. Me qëllim ua dergojmë pa përmirësime dhe editim në tekst që të keni idenë se ku kemi arritur në botën digjitale, ku do të arrimë është pyetje që na sfidon të gjithëve!
Figura 1
Figura 2
Prof. Dr. Azir Aliu
Drejtor për arsim në Digital School
azir.aliu@digitalschool.edu.mk
Po mbyllim një vit pune intensive, me momente të shkëlqyera të përbashkëta. Falenderojmë të gjithë të përfshirë në një vit tjetër të suksesshëm, ju falënderojmë për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm që na keni dhënë.

Ju urojmë ju dhe të dashurit tuaj një sezon të gëzueshëm festiv dhe shpresojmë t'ju shohim të gjithëve për vitin tonë 2023!

Këtu është një përmbledhje e momenteve më të paharrueshme të Digital School këtë vit:

Dita e hapur "Kodo ardhmërinë" në Çair

Shkolla Digjitale së bashku me departamentin për arsim pranë Komunës së Çairit organizuan ditë të hapur të titulluar "Kodo ardhmërinë".

Shkolla Verore 2022

Përveç mësimeve të shumta të aftësive të ndryshme në teknologji, nxënësit krijuan shoqëri të re dhe u argëtuan së bashku në aktivitete të ndryshme për dy javë!

  • Computer Architecture
  • Networks
  • Cyber Security & Hacking
  • Video, Audio & Image Editing
  • App Design
  • Entrepreneurship

Të ftuar kishim ekspertë në fusha të ndryshme të teknologjisë, vizituam Laserhunt qendër, vizituam televizion nacional ku mësuam për pajisjet e ndryshme teknologjike, dhe shumë tjetër! Ju presim në edicionin e radhës të Shkollës Verore 2023!

Europe Code Week

Shkolla Digjitale në Tetovë në bashkëpunim me Center for Balkan Cooperation "LOJA" organizuan aktivitet për iniciativën "Europe Code Week".

November Code Fest

Në garën regjionale "November Code Fest", me projektet e tyre teknologjike, garuan nxënësit e Shkollës Digjitale nga Kosova, Maqedonia dhe Gjermania. Finalistët tanë prezentuan projektet enë tre kategori të ndryshme, para jurisë profesionale!

Gara nacionale në Informatikë

Në Shkollën Digjitale u mbajt gara nacionale në Informatikë për nxënësit e shkollave fillore, e organizuar nga Shoqata e Informatikës, ku kishte nxënës nga mbarë Maqedonia!

Shihemi në 2023!

Vizitoni uebfaqen tonë
Facebook
Link
Website
Copyright © 2022 Digital School, All rights reserved.